LUTJE
O Zot qe fatet tona ne dore i mbane
Na ruaj nga shendeti trashaman
na ruaj nga orekset e Sanco Pances
na ruaj nga hija e rende e fames
na ruaj nga faqeputhjet helmuese te Judes.
na ruaj nga orteku rrenimtare i turmes
na ruaj nga preardhja prej shimpanzese
na ruaj nga thyerja e timonit te krese.
na ruaj nga putra pushtetore e Njeshit
na ruaj nga engjejt,na ruaj nga dreqerit.
na ruaj perdite nga ftohja e miqesive
na ruaj o Zot secilin prej te gjitheve
une ruhem vete o Zot nga i ligu
por ti me ruaj nga shoku dhe miku.
ENDERR
Mjaft ndejtem shtrire ketu ne bar!
Mjaft u puthem e dhame perkedhelje!
Eja te hipim mbi ate re te bardhe
edhe te ikim nga kjo bote-lanete.
Do zbresim ne planetin me te afert
nuk prish pune pse je shtatzene
atje do lindim dy binjake
nje djale-yll e nje vajze-hene
Le te jete planeti pa nje frymor!
Te kete vec ujera, pyje, lendina
Me puthjet tona do krijojme
nje popull te madh sa Kina.
SIKUR
C'mrekulli do te kishte qene
sikur te jepnin qe sot doreheqjen
presidenti dhe cdo lloji ministri!
Dhe ta merrte pushtetin
Shpirti.
NJESHIT
Ne rendin e pafund te numrave te plote
matematikisht, ti je me i vogli
por, ti papritur u bere i madh
ne saje te zerove qe te shkojne pas.
QYTETI I IDEVE
Poetet jetojne ne Qytetin e Ideve
ne lagjen e Ndjenjave
ndane bulevardit te Enderrave
ne shtepine e Fantazise
ne dhoma pa sende rrethe e rrotull
Aty s'ka kuzhine me erna gjellesh
as WC
as tule grash te cilat me shikime
sikur te hedhin spec ne shqisa
Kohet e fundit edhe ne ket qyetet
Tregu i Lire ka filluar te ngreje dyqane
Parashikohet qe fisi i poeteve te zhduket
si lekurkuqet e Australise
nga dyndja e madhe e parexhinjeve
Parashikohet nje lulezim i kultit te pertypsit
nje tkurrje e kobshme shpirtrash
perpara Shen vetures
nje konsum i papare i letres higjenike
dhe nje stokllek i madhe hallesh popullore
te mbetura pa zgjidhje.
Parashikohet ardhje e nje dite kur poeti
ky banor i lashte i Qytetit te Ideve
si MOhikan i fundit do te locise me vete
shpetimin tuaj
dhe mbrojtjen tuaj
nga vetja juaj
o njerez,
Amin.
DASHURISE
O Perendeshe e gjithe pushtetshme
e universit mashkull femer
Bej c'te duash me veten time
jam instrumenti yt i vjeter.
Ne jete me solle kaq shume dhimbje
dhe shqetesime pambarim
po s'jam ankuar kunder teje
as me goje e as me shkrim.
Te jam nenshtruar e te nenshtrihem
gjersa ne bote te jem i gjalle
neden pushtetin tend te perbotshem
me plqen te jem nje skllav
Ma ktheve gjuhen ne percartje
me bere plak me shpirt femije
here me hodhe cefinin kraheve
here me ngrite gjer ne yje.
Me hidh ne zjarr, ne det, ne ferr!
Me hidh ne balte, me hidh ne hon!
Vec te lutem mos me ler
ne ate vend ku ti mungon.
Sonte - Ndoc Gjetja
Një dhëmbshuri e thellë dhe një mall i heshtur
për ëndërrat e mërdhira nën palerinë vetmie
më shtynë sonte te ndezi katër qirinj të vegjël
përpara altarit te zemrës sime.
Të parin e ndeza për takimin tonë të parë
të dytin e ndeza për të gjitha puthjet
të tretin e ndeza per çastet e prehjes
në parajsen tënde te gjirit dhe supeve.
Të katërtin e ndeza gabimisht e dashur
sepse ndoshta gabimisht u deshëm
ose ndoshta gabimisht u ndamë
pa e ditur përse nuk do të vdesim bashkë.
Konkretizimi i enderrave!
Dikur enderroja te kem nje magnetofon stereo
tani qe e kam e ndez nje here ne muaj
Eh! , sikur te isha poet-pershperisja shpesh me vete
Dhe tani! gjithnje me rralle shkruaj
Dikur enderroja te jem burr i nje gruaje te bukur
Dhe prisha shtate pal kepuc duke i shkuar pas
Por ja nje dite tek faqa ku e pata puthur
Enderra e ime u be dhe .. ngeli pas
Pastaj enderrova , te shkoj nje dite jashte shtetit
Dhe pasi shkova ne Berlin, ne Zyrih, ne Viene
sa i rendomte me duket ky truall i planetet
Dhe enderra ime eshte spostuar ne hene.
Keshtu ç'do enderr , qe me pat vluar ne zemer
u perdhos nga prekja e sendeve me duar
C'mu desh qe, e hodha edhe kete vjershe ne leter
Me e bukur ishte kur s'e kisha shkruar!
Monday, November 24, 2008
Poezi
ESHTE E JONA KJO NATE,ZOTI E BEFTE TE GJATE!
Natë vetëm për ju të përkulur mbi buzët më të dashura,
Natë vetëm për ju, oh, të dhembshurit, të heshturit, të kaltrit.
Dëbojini nga mbretëria juaj tërë të neveritshmit, tërë të ndyrët
dhe shpallni shekullin e dashurisë.
Natë vetëm për ju që unë ju nxit duke kënduar.
Natë vetëm për ju që rroni tek unë-mijëvjeçari.
Merreni këtë natë dhe askujt mos ja jepni këtë natë
pa thika e pa marshe ushtarake,
Oh, të dashuruar!
Nën një qiell që mbulon vrasës dhe engjëj,
falë pranverës brenda jush e rreth jush, mbrojeni këtë natë.
Natë vetëm për ju të etur e të zjarrtë,
sa na punon zëri, i këndojmë këto këngë të këngëve.
Natë vetëm për ju që banoni në vargjet e mia.
për ju që të përflakur dashurie më keni hyrë në vjersha.
Dëbojni nga mbretëria juaj tërë ata që i këndojnë ndarjes.
Edhe mua vetë,në u dashtë, edhe mua vetë.
Natë vetëm për ju që unë ju nxit duke kënduar.
Natë vetëm për ju që rroni tek unë-mijëvjeçari.
Merreni këtë natë dhe askujt mos ja jepni këtë natë
pa thika e pa marshe ushtarake,
Oh, të dashuruar.
Çlirimi i vetvetes
Të gjithë jemi të burgosurit e vetvetes dhe varet prej nesh sa jemi në gjendje të çlirohemi.
Të çlirohemi nga thonjt` e egoizmit.Nga dalldia e pasioneve të çlirohemi.Të çlirohemi nga kurthet e dyshimeve.Nga gjarpërinjt` e zilisë të çlirohemi.Të çlirohemi nga tundimet e lakmisë.Nga marrëzitëe madhështisë të çlirohemi.Të çlirohemi nga makthi i kotësisë.Nga skllavëria e vetvetes të çlirohemi.
Nasho Jorgaqi
Mençuria e njerëzimit
Më shpini nga vdekja në jetë,nga e remja në të vërtetë.
Më shpini nga dëshpërimi në shpresë, nga frika në besim.
Më shpini nga urrejtja në dashuri, nga lufta në paqe.
Lëreni paqën të mbush zemrën tonë, botën tonë, gjithësinë tonë.
Lead me from death to life, from falsehood to truth.
Lead me from despair to hope, from fear to trust.
Lead me from hate to love, from ëar to peaçe.
Llet peaçe fill, our heart, our ëorld,our universe.
ANTOLOGJI POETIKE
XHORXHIA
Philippe Soupault
Unë nuk fle Xhorxhia
Unë lëshoj shigjeta nëpër natë Xhorxhia
Unë pres Xhorxhia
unë mendoj Xhorxhia
Zjarri është si bora Xhorxhia
Nata është fqinja ime Xhorxhia
Unë dëgjoj zhurmat i dëgjoj që të gjitha Xhorxhia
shoh tymin që ngjitet lart dhe iken Xhorxhia
eci ne majë të gishtave në mugëtirë Xhorxhia
vrapoj ja rruga ja lagjet e jashtme e jashtme Xhorxhia
ja një qytet që është po ai
dhe që unë nuk e njoh më Xhorxhia
nxitoj ja era që fryn Xhorxhia
dhe të ftohtit dhe heshtja dhe frika Xhorxhia
unë iki Xhorxhia
unë vrapoj Xhorxhia
retë varen poshtë ato do të rrëzohen Xhorxhia
unë zgjat krahët Xhorxhia
unë nuk mbyll sy Xhorxhia
thërras Xhorxhia, klith Xhorxhia
unë thëras Xhorxhia
të thëras ty Xhorxhia
A do të vish Xhorxhia
së shpejti Xhorxhia
Xhorxhia Xhorxhia Xhorxhia
Xhorxhia
unë nuk fle Xhorxhia
unë të pres ty
Xhorxhia.
KËSAJ NATE MUND TË SHKRUAJ VJERSHA?
Pablo Neruda
Kësaj nate mund të shkruaj vjersha tmerrisht të trishtueshme
Të shkruaj, për shembull; "Në këtë natë të kthjellët
rrënqethen ndër ethe yjet e largët të kaltër".
Në qiej era e natës vrapon e këndon.
Kësaj nate mund të shkruaj vjersha tmerrisht të trishtueshme,
kaq herë e pata puthur nën qiellin e hapur!
Ajo më deshi edhe unë kohë pas kohe e pata dashur.
E si të mos i desha ata sy kaq të mëdhenj?
Kësaj nate mund të shkruaj vjersha tmerrisht të trishtueshme,
kur mendoj se nuk e kam pranë. Kur ndjej se e humba.
Pa të kjo natë e gjatë me duket ende m'e gjatë
Dhe vesa e livadheve pikon në shpirtin e vjershave.
Po s'kam ç'bëj: me dashurinë time s'e ndala dot.
Yjet si prush xixëllojnë - po ajo s'është me mua.
Kaq. Një zë këndon matanë, përtej?Larg.
Por shpirti im vuan se atë e humba.
Kërkoj vështrimin e saj, sikur dua t'i afrohem.
Zemra ime e do – po ajo s'është me mua.
Natë si dikur: zbardhojnë të njëjtat pemë.
Ne ishim dikur bashkë, por tash s'jemi si dikur.
Nuk e dua, jo, por kaq shumë e pata dashur,
dhe zërin e erës kërkoja që zërin e saj ta dëgjoj.
Me të tjerë ka shkuar. Po, me të tjerë. Por dikur vetëm imja pat qenë,
Sa e shkurtër është dashuria, sa i gjatë – harrimi!
Sepse në një natë të tillë e pata përqafuar.
Dhe shpirti im vuan se atë e humba.
Të paktën kjo le të jetë dhimbja e fundit qe me sjell ajo,
dhe këta rreshtat e fundit që për të po i shkruaj.
Të vish siç je mos prit për t’u stolisur.
Rabindranat Tagore
Nëqoftëse gërsheti t’është shpleksur
A vij’e flokëve s’t’është ndarë drejtë,
A rripat e këmishës s’i ke lidhur,
Mos verë re. Më eja ashtu siç je,
Dhe kohën mos e humb për t’u stolisur.
Të vish me hap të shpejtë përmbi bar.
Të kuqt’e këmbës në ta laftë vesa,
Në t’u çlirofshin xhinglat nëpër këmbë,
A nga gjerdani në të rënçin perlat,
Mos vëre re, e mos u bëj merak.
Të vish me hap të shpejtë përmbi bar.
I sheh ti retë si pushtojnë qiellin?
Nga buz’e lumit ngrihen varg lejlekët
Dhe era fryn me hope mbi djerrinë,
Nëpër patoze, bagëti e fshatit
Vërsulen me një vrull si t’ishin trëmbur.
I sheh ti retë si pushtojnë qiellin?
Më kot ndes llambën ti për t’u stolisur
Se përpëlitet e ta shuan era.
Kush mund të dijë se qepallën tënde
Nuk e ka nxirë kaq tym’i llambës,
Se syt’i ke të zes si ret’e shiut?
Pra llambën mos e ndiz se ta fik era.
Të vish siç je, e mos prit për t’u stolisur.
Nëqoftëse kurorën s’e ke thurur
Askush nuk pyet. N’është se bylyzykun
S’e ke kopsitur, lere ashtu siç është.
Ësht’von’e qielli vrënjtur plot me re.
Të vish siç je, mos prit për t’u stolisur.
BUZAGAZI YT
Pablo Neruda
Bukën ma merr, po të duash
Ajrin po ashtu ma merr, por
mos ma merr buzagazin tënd.
Mos ma merr trëndafilin,
gjerdanin që t’derdhet në qafë,
ujin që papritmas
shkumbon në gëzimin tënd-
ai tallaz i rrëmbyeshëm argjendi
që të gjallëron.
Lufta ime është e ashpër edhe kur
kthehem me lodhje në sy,
kur hetoj nganjëherë
që toka ndryshohet:
nëse duke hyrë vërej gazin tënd
se si ngrihet kah qielli
duke më kërkuar,
atëherë hapen për mua
të tëra dyert e kësaj bote.
Dashuria ime, në çastet më t’errta
shtrihet buzagazi yt,
por nëse ndonjëherë e vëren
se gjaku im lag guret e rrugës,
qeshu, se buzagazi yt do të bëhet
armë e re në duart e mia.
Në vjeshtë, buzë detit,
le të ngrihet buzagazi yt
deri te brezoret e shkumbëzuara;
në pranverë, e dashur,
e dua buzagazin tënd
ashtu siç e dua lulen,
lulen e kaltër në të cilën
e rris shpresën time-
n’atë lule t’atdheut tim të pikëlluar.
Kur të bjerrë bloza e natës ti qeshu,
kur të vijë dita të ndriçojë hënëza
qeshu shtigjeve të rrëpinjta
dhe ishujve,
qeshu me atë djalosh
të marrë që të dashuron,
po kur t’i çelësh sytë
edhe kur t’i mbyllësh,
atëherë kur hapat e mij të lëshojnë
edhe kur kthehem përsëri,
merrma bukën dhe ajrin,
dritën dhe pranverën
po kurrë buzagazin tënd,
se pa të do të vdes!
E TËRË JE PREJ SHKUMBE
Pablo Neruda
E tërë je prej shkumbe të brishtë e të lehtë,
bredhin në ty puthjet, t'ujisin ditët.
Lëvizja ime, droja ime, varen nga shikimi yt.
Je kupë e jehut dhe yjeve të harruar.
Jam i lodhur: t'gjithë gjethët bien, vdesin.
Bien zogjtë e vdesin. Bien jetat e vdesin.
Jam i lodhur, i lodhur. Eja më trimëro, më flatro.
O, iluzioni im i shkretë, kurorë e djegur!
Bie frika e vdes. Bie dëshira e vdes.
Bien e vdesin flakadatë natën pa kufij.
Vatër e shkëlqimit, pëllumbeshë nga mellë e kaltër,
m'cliro nga kjo natë që ndjek dhe shkatërron.
M'fundos n'cerdhen tënde t'ledhatimit
ku mendtë më merren e m'shkojnë vërdallë.
Më trimëro, mos më lësho.
Magjia në hijen e syve të tu t'lulëzuar,
rrënjët, fitoret, kërcimet ndër ethe.
Më duaj, më duaj, më duaj!
Po të thëras kokëlartë: Më duaj!
Po e këpus zërin duke të ftuar e po të bëj
rënditjen e zjarrit në natën shtatzëne
me langoj dhe me yje.
Po e këpus zërin tim e po bërtas:
Grua më duaj, më trimëro!
Po digjet n'erë zëri im që bie e vdes.
Jam i lodhur, i lodhur. Ik. Largohu. Shuaju.
Mos ma zë rob me duar kokën time shterpë.
Le të më kryqëzohen n'ballë kamxhikët e akullit.
Le të ma rrahinstuhitë e oqeanit shqetësimin tim.
Ik. Largohu. Shuaju. Shpirti im kërkon të jetë i vetmuar.
Duhet të pëlcasë të marë tartëpjetën,
të derdhet, vetveten ta infektojë,
të jetë i hapur për vështrimet e vajit,
të digjet në shtrëngatën e zemërimit,
kokëlartë nën zogj e brigje,
që të shkatërrohet, veten ta crrënjosë,
i lëshuar dhe i vetmi si fanar i tmerrit.
UNË DËSHIROJ
Carlos Drumond De Andrade
Unë dëshiroj që çdo ditë të vitit,
çdo ditë të jetës,
pas çdo gjysmë ore,
pas çdo pesëminutëshi,
ti të më thuash: Të dua.
Duke të dëgjuar tek më thua: Të dua,
atë çast besoj se dikush më dashuron.
Si do ta dija këtë gjë
një çast më parë
dhe një çast më vonë?
Dëshiroj që ti të ma përsërisësh,
deri sa të të shteret zëri,
se ti më do, se ti më do, se ti më do.
Po nuk bëre kështu, ndjesitë treten,
sepse teksa thua: Të dua,
ti e shpërndan
në hapësirë
dashurinë tënde për mua.
Nga ti kërkoj kumtimin e përhershëm.
Kërkoj vetëm këtë,
këtë gjithnjë, këtë gjithnjë e më tepër.
Dëshiroj të jem i dashuruar përmes fjalës sate,
përveç asakj, unë nuk njoh mënyrë tjetër
për ta kuptuar dashurinë,
për ta kuptuar thellë se dikush më dashuron:
dashuri që gjendet në rënjët e fjalës
dhe në kumbimin e saj,
dashuri
e shndëruar në jone,
ne drithërimë hapësire.
Në kohën që nuk më thua:
Të dua,
unë e marrë vesh në çast
se ti nuk më dashuron më,
se kurrë nuk më ke dashur më parë.
Nëse ti nuk më thua me ngut, disa herë
të dua dua dua dua dua,
të vërtetën shkreptimave që e zbulove tani,
unë rokullisem në kaos,
në këtë grumbull sendesh të padashurisë.
BARBARA
Zhak Prever
Kujtoje, Barbara
Atë ditë mbi Brest shiu binte litar
dhe ti ecje buzagaz, e lumtur
trëndafil me vesë, e qullur
nga shiu
Kujtoje, Barbara
Atë ditë mbi Brest shiu binte litar
dhe unë të takova në rrugën e Siamit
ti buzëqeshje
dhe unë buzëqeshja si ti
Kujtoje, Barbara
unë nuk të njihja
ti nuk më njihje
Kujtoje
sidoqoftë kujtoje atë ditë
mos harro
në strehën e një hajati rrinte një njeri
dhe në emer të thiri
Barbara
dhe ti rende drejt tij nëpërt shi
e qullur, trëndafil me vesë
dhe ti iu hodhe në qafë
Kujtoje këtë, Barbara
dhe mos më ki zët që me ti po të flas
unë u flas me ti atyre që i dua
edhe kur veç njëherë i kam parë
u flas me ti gjithë atyre që duhen
edhe kur nuk i njoh fare
Kujtoje, Barbara
mos e harro, pra
atë shi të shtruar e të lumtur
mbi fytyrën tënde të lumtur
mbi atë qytet të lumtur
Mos e harro atë shi mbi det
mbi kantier
mbi anijen Uesan
Ah, Barbara
kjo luftë qe një marrëzi
ç'ndodhi me ty pra
në këtë shi
hekurri e zjarri, çeliku e gjaku
dhe ai që të shtrëngonte në krahë
me dashuri
a ka vdekur apo ende është gjallë?
Ah, Barbara
mbi Brest shiu bie litar
ashtu siç binte më parë
por s'është më ai shi e gjithçka u gremis
është një shi i pikëlluar, i përzishëm
nuk është më as stuhia
e hekurit e çelikut e gjakut
Ka vetëm re të hirta
si qen që bien shakull
si qen që zhduken
në ujin që rrjedh mbi Brest
dhe venë të treten larg
Larg, shumë larg Brestit
që është bërë gërmadhë.
KJO DASHURI
Zhak Prever
Kjo dashuri
kaq e rëmbyer,
kaq e brishtë,
kaq e butë,
kaq e pashpresë,
kjo dashuri
e mirë si koha
kur koha është e mirë,
e keqe si koha
kur koha është e keqe,
kjo dashuri kaq e vërtetë,
kjo dashuri kaq e bukur,
kaq e sinqertë,
kaq e lumtur,
kaq e lehtë,
që dridhet nga frika si një fëmijë në terr,
dhe kaq e sigurt në vetvete
si në mes të natës një njeri i qetë,
kjo dashuri që u fuste frikën të tjerëve,
i bënteë të flisnin,
i bënteë të zbeheshin,
kjo dashuri e përgjuar,
se e përgjonim,
e plagosur, e varrosur,
e mohuar, e harruar,
se e plagosnim, e varosnim,
e mohonim, e harronim,
kjo dashuri e tërë,
kaq e gjallë ende,
e përdiellur krejt,
dashuria jote,
dashuria ime,
dashuriaqë kishim,
diçka gjithnjë të re,
që s'ka ndryshuar asfare,
e vërtetë si një bimë,
drithëruese si një zog,
e ngrohtë si behari.
Ne të dy mund të shkojmë
e të vimë,
mund të harrojmë,
gjumi mund të na zërë,
mund të zgjohemi të vuajmë të plakemi,
Rishtas të flemë,
vdekjen të ëndërrojmë,
të zgjohemi rish, të buzëqeshim, të qeshim,
e të rinohemi –
dashuria jonë mbetet aty
kokëfortë, kokëshkëmb, kokëderre,
e gjallë si dëshira,
mizore si kujtesa,
marroqe si pendimet,
e ëmbël si kujtimi,
e ftohtë si mermeri,
e bukur si dita,
e brishtë si një fëmijë,
na këqyr buzëqeshur,
pa na thënë gjë prej gjëje
dhe unë e dëgjoj i ngjethur
dhe këlthas,
këlthas për ty,
këlthas për vete,
të lutem
për ty për veten e për të gjithë ata që dashurohen
e që janë dashuruar,
po, unë i këlthas
për ty, për vete e për gjithë të tjerët
që nuk i njoh:
rri atje ku je,
atje ku ke qenë
qëndro,
mos lëviz,
mos shko,
ne që dashuroheshim të kemi harruar,
ti mos na harro,
veç ty të kemi pasur mbi këtë dhe,
na ngroh,
nga larg e më larg,
s'ka rëndësi se ku,
një shenjëz jete na dërgo,
shumë më vonë, në një kënd të pyllit e të kujtesës,
papritmas mugullo,
dorën na jep
e na shpëto.
PËR TY, DASHURIA IME
Louis Aragon
Në tregun e zogjve unë shkova
dhe zogj unë kërkova
e gjeta,
për ty,
dashuri.
Në tregun e luleve shkova
dhe lule kërkova
e gjeta
për ty,
dashuri.
Në treg t'hekurishteve shkova
dhe pranga kërkova
e gjeta
veriga të rënda,
për ty,
dashuri.
Në tregun e skllevërve shkova më kot,
se ty të kërkova
po s'të gjeta dot,
dashuri.
BETIMI I DEMONIT
Mihail Ljermontov
?Bëj be, çastin kur u lind bota,-
për atë çast kur shuhet jeta,
Bëj be për krimet më gjak ftohta,
për çdo gëzim që ka e vërteta!
Bëj be për brengën sterrë të gjatë,
për gazin e ëndrrës së rreme,
Bëj be takimet më supreme
dhe ndarjen që na sjell mandatë.
Bëj be për shpirtërat e munduar
që në sundim i kam në dorë
Bëj be për shpirtërat engjëllorë,
armiqtë e mi të përbetuar!
Bëj be rrufe për qiell e dhe,
për ty për nurin tënd egrush
bëj be për çastin që më pe,
për atë lot që të ra prush.
Për buzën tënde gjak e afsh,
për tërë brengat e gëzimet,
për flokun tënd hapur mëndafsh.
Bëj be dashurinë time!?
Oh, më beso, jam filli vetë.
Të pashë e zemra ngrirë më mbeti.
Zgjodha veç ty, veç ty për jetë.
veç ty ta shtroj nën këmbë pushtetin!
O shpirt a di ku do të shpie?
Mbi qiej yj-margaritarë.
Ti mbretëreshë gjithësie
dhe shoqja ime më e parë.
Braktisi pra ato dëshira,
një fat nga bota pa lezet!
Ty një parajsë plot mrekullira
ka hapur portat e të pret.
Një turmë shpirtërash të stuhishëm
po t'i bëj zap e t'i jap.
i ke shërbyes të magjishëm
të të përgjunjen në çdo hap.
Për ty, nga yjet do të vjedh
kurorëzën më të praruar
Nga lulet vesën do të mbledh
të të stolis gjithçka të çmuar.
Do ngjyej vellon tënde ar
me rreze purpur perëndimi,
do mbyt në aroma kundërmimi
çdo vend ku ecën ti mbi bar!?
Ti kudo qofsh, do ndjesh në vesh
Më të mahnitshmet zëra lire.
pallatin tënd do të ta mvesh
me qelibar e zhevahire.
Në fund të detit do të bie,
mbi re të shpie, e kudo?
Të fal sa njeh e sheh mbi dhe?
Më dashuro?!
DASHURI PËR ELSËN
Louis Aragon
Jam xheloz në çdo pikë shi
që me puthje më shëmbëllen
më bëjnë të ndjej xhelozi
sytë e gjithçkaje që shkëlqen
Kur e zë jam xheloz për bletën
për pasqyrën ku ajo shihet
për harrimin për kujtesën
dhe për gjumin ku kridhet
Për trotuarin që ajo zgjedh
për erën që e fishk me duar
në ëndërr gjumin ma vjedh
xhelozia ime që rri zgjuar
Jam xheloz për një këngë një ofsh
për një hukamë e një rënkim
për zymbylat jam xheloz
për një parfum për një kujtim
Jam xheloz për statujat në shesh
tunduese me ata sy zgavra
jam xheloz kur ajo hesht
për fletën e bardhë që ka përpara
Për një qeshje a një lëvdatë
dimrit për një drithmë të lehtë
për një fustan që vesh në shtat
pranverës për drurët e blertë
Jam xheloz kur i pëlqen zjarri
për një degë që e ndjek prapa
për krehërin në flokët ngjyrë ari
në ag më bën xheloz mesnata
për gjithçka që ka për zemër
për zumrudët që stolisin
ah, nata e ligë nata shemër
më hijet e saj ma mer shpirtin
Çdo stinë ndjej xhelozi
më ngulen njëmijë gozhdë
jam xheloz gjer në marrëzi
ja,m xheloz si një qen xheloz
Kur vonohet një grimë herë
jam xheloz për botën mbarë
gjestet e saj janë mister
jam xheloz për çdo kitarë.
PËRSE NUK VJEN?
Mihal Eminesku
Shoh dallëndyshet q'ikin larg
dhe gjethet që u zverdhën pak,
mbi vreshta tutje bryma ra –
përse ti s'vjen, pse nuk vjen pra?
Eja në krahë të të mbaj
Të t'admiroj, të vdes pastaj,
dhe ta vë kokën që më dhëmb
mbi gjoksin tënd, mbi gjoksin tënd.
A të kujtohet koha vallë,
kur të dy bridhnim në livadhe,
kur unë të ngrita pupël në erë
me mijëra herë, me mijëra herë.
Në botë gjenden femra plot
që sytë i kanë zjarr e lot,
të arta qofshin ato gra
si ti nuk ka, si ti nuk ka.
Ti dritë do sjellësh e kthjëllim
në jetën time, shpirtin tim,.
ti mbi çdo yll ke bukuri
e dashur moj, e shtrenjta ti.
Vjesha tani mbi fushat zverdh,
rrafshultat i shkretoi përreth
Po bien fletët ca nga ca –
përse ti s'vjen, pse nuk vjen pra?
SA KEQ, NE ISHIM NJË SHPIKJE KAQ E MIRË
Jehuda Amihai
Erdhën dhe i ndanë me thika
kofshët e tua nga kofshët e mia.
Me sa di unë
ata qenë të gjithë kirurgë. Kirurgë të gjithë.
Erdhën dhe na zmontuan,
njërin mënjanë dhe tjetrin mënjanë.
Me sa di unë
ata qenë të gjithë inxhinjerë, inxhinjerë të gjithë..
Sa keq. Ne ishim një shpikje
kaq e mirë, kaq e bukur
ne ishim një aeroplan i bërë prej buri dhe gruaje
me krahë dhe çdo gjë tjetër që duhej.
mbi tokë në ajër ca kohë qëndruam.
Bile për pak sa nuk fluturuam!
JETOJMË DHE DASHUROJMË
Katuli
Jetojmë, e dashura ime, dhe dashurojmë,
dhe çdo pëshpërimë tinzare e pleqve,
për ne s'ka më vlerë nga monedha më e ndyrë.
Dita mund të vdesë e të ngjallet prapë,
po kur t'i vijë fundi ditës tonë të shkurtër
do flemë një gjumë që nuk ka fund.
Ti më jep 1000 puthe, e shton njëqind
pastaj 1000 të tjera, e prapeë shton njëqind
e mijërat vazhdojnë, e prapë shton njëqind
e kur puthjet të bëhen mijëra e mijëra
do ta fshehim numrin e tyre të vërtetë
se mos ndonjë ziliqar që ka sy të keq
hedh vështrimin mbi një numër kaq të madh puthjesh.
SONET PËR HELENË DE SYRZHER
Pier de Ronsar
E dashur më përqafo, më puth e më shtrëngo,
puthitur frymë më frymë, ma ngroh ti jetën time,
Më fal njëmijë të puthura, dhe prapë mos harro,
në dashuri s'ka numër, s'ka ligje e kufizime.
Më puth e më riputh me ashk e mos u dro,
se kur të zbresësh posht' nën dhe o mikja ime,
Ku puthja e Plutonit të zbeh edhe të ftoh,
s'do kesh më dashuri , as puthje e përqafime.
Shtrëngomë sa je gjallë, më puth me gojën tënde,
me buzët gjysmë mbyllur, gjersa të them më çmende,
në kraht e mi tue vdekur më thuaj mijëra fjalë.
Dhe un' në kraht' e tu do vdes, ti do ringjallesh,
E do ringjallem unë, pa zbresim poshtë ngadalë.
Më mirë një ditë e shkurtër se natë e gjatë hallesh.
SAZET E OHRIT
Agim Vinca
Fustanellë e bardhë posi shkumë lumi
nderë mbi liqe gjer te Shën Naumi.
Gjer te Shën Naumi e tutje në breg
për një zjarr të fshehur, për një mall që djeg
Për një mall që djeg, për një bukuri:
"Falmi, moj, falmi, Falmi, moj sytë e zi?"
Tingujt e gërnetës derdhen palë palë
si vala në breg, si lumi në zallë
Tingujt e gërnetës, tingujt e xhurasë
se ç'ja thonë të shkretës, aty rrëzë kalasë
Aty rrëzë kalasë, te çinari plak
një kaba e vjetër, një rimë, një baladë
Një rimë, një baladë, një mall i pashuar:
"Falmi, moj, falmi, Falmi, moj sytë e shkruar?"
Ata sytë e tu që mi ke nën vetull:
ditën ma bënë vit, vitin ma bënë shekull
?Fustanellë e bardhë posi shkumë lumi
një kind te Ohrija, një te Shën Naumi
Një te Shën Naumi e tutje në breg
për një zjarr që s'shuhet, për një mall që djeg?
E DASHURA IME ËSHTË E GJATË
Eduard Estlin Kammings
E dashura ime është e gjatë, ka vështrime të gjata, të forta.
Kur është në këmbë, duart e saja të gjata, të forta, mbajnë
heshtjen mbi fustan. Është e mirë për krevat
trupi i saj i gjatë, i fortë është i mbushur më të papritura,
si teli i bardhë elektrik që jep dridhje.
Kur qesh, disa herë me atë të qeshurën e saj të gjatë, të fortë
lumturisht më përshkojnë dhembje therëse
pulitja e butë e syve të saj mpreh
përnjëherë telin e paprehur të dëshirës sime.
E dashura ime
është e lartë dhe e qëndrueshme, ka këmbët e holla të një hardhie
që i ka shkuar jetën mbi murin e një kopshti
e së shpejti do të vdes. Kur shkojmë në krevat të ndezur
fillon të dallgëzojë këmbët dhe të mbështillet
rreth meje, dhe më puth fytyrën e kokën.
URA MIRABO
Gijom Apolineri
Poshtë urës Mirabo lumi Senë shkon
pse m'u kujtua vallë
dashuria jonë
pas hidhërimit gaz kishim gjithmonë
Le të bjerë nata ora të kumbojë
ditët seç po ikin, unë këtu qëndroj
Kapur dorë për dore le të rrimë përballë
ndërsa poshtë
urës së krahëve tanë
e lodhur vështrimesh, vala para çan
Le të bjerë nata ora të kumbojë
ditët seç po ikin, unë këtu qëndroj
Ikën dashuria si ky ujë që rrjedh
ikën dashuria si kjo jetë e qetë
dhe si shpresa që është kaq e sertë
Le të bjerë nata ora të kumbojë
ditët seç po ikin, unë këtu qëndroj
Treten ditët, edhe javët treten
as kohë e kaluar
as dashuritë s'kthehen
poshtë urës Mirabo shkon lumi i Senës
Le të bjerë nata ora të kumbojë
ditët seç po ikin, unë këtu qëndroj.
LAMTUMIRË
Gijom Apolineri
E këputa këtë lule shqope
mos harro se vjeshta vdes
më s'do të shihemi kësaj bote
era e kohës lule shqope
mos harro se unë të pres.
LORELAJ
Gijom Apolineri
Në Bakarak na ishte një shtrigë flokëverdhë
nga dashuria për të vdisnin të gjithë burrat përreth
Një ditë peshkopi e thiri për ta gjykuar pleqërishte
por e fali në çast kaq e bukur ajo ishte
O e bukura Lorelaj me sytë si xhevahirë
cili magjistar të bëri shtrigë me kaq hir
E lodhur jam nga jeta, mallkimi sytë mi ka prekur
kush më ka parë peshkop prej tyre veç ka vdekur
Sytë e mi janë prush dhe aspak xhevahirë
hidheni, hidheni në zjarr këtë magjistricë
Po digjem në këtë zjar o Lorelaj e bukur
magji ti më ke bërë, dënimi është i pamundur
Mos qeshni peshkop, lutuni për mua virgjër si Maria
dënomëni me vdekje dhe ju bekoftë perëndia
i dashuri im ka ikur larg në një vend
dënomëni pra se s'mundem të dua tjetër kend
Zemra më dhemb thellë më duhet të vdes patjetër
po ta shihja veten time veç vdekja do të më mbetej
Zemra më dhemb thellë që kur ai vetëm më la
Zemra më dhemb thellëqë kur ai më nuk u pa
peshkopi thiri tre kalorës me ushta në duar
çojeni në manastir, u tha, këtë grua të shkalluar
Shko Lorë me sy të dridhur, ik Lorë e çmendur
ti do të bëhesh murgeshë me të bardha e të zeza veshur
pastaj që të katër morën rrugë për në manastir
Lorelaj u lutej me sytë si yje plot shkëlqim
O kalorës, lermëni t'i ngjitem atij shkëmbi të lartë
që ta shoh edhe njëherë kështjellën time të bardhë
që të shihem edhe njëherë në lumin e Rinit
pastaj t'i takoj virgjireshat e vejushat e manastirit.
Atje lart era shpupuriste flokët e lëshuar të saj
kalorësit s'pushonin së thirruri Lorelaj, Lorelaj!
Tutje nëpër lumë një varkë e vogël po shket
me të dashurin tim që më ka parë e më thërret
Zemrën e ndjej kaq të lehtë se po vjen i dashuri im
përkulet ajo përpara dhe bie brenda mu në Rin
Sepse pa në ujë fytyrën e të bukurës Lorelaj
sytë ngjyrë Rini dhe flokët diell të saj.
KËNDON NJË ZOG
Gijom Apolineri
Këndon një zog nuk e di se ku
është shpirti yt që ri zgjuar
midis gjithë ushtarëve këtu
ky zog më ka mrekulluar
Dëgjo ai këndon me ëmbëlsi
nuk e di në cilën degë
për mua kjo është mrekulli
ditë e natë e çdo të diel
Po –'të thuash për këtë zog
ç'të thuash për çdo shndërrim
të shpirtit në këngë përmbi degë
të zemrës në qiell në trëndafil
Zogu i ushtarëve është dashuria
dashuria ime është një çupë
më e bukur se trëndafili
për mua këndon zog i brustë
O zog i kaltër si vetë zemra
e dashurisë sime zemërqiell
këngën e ëmbël thuaja prapë
mitralozit që vdekje ndjell
që kërcet në horizont e pastaj
thua vallë po mbjell yje
kështu ikin ditë dhe netë
dashuri e kaltër si zemra vetë.
MERI MORISON
Robert Berns
O Meri dil, rri në dritare,
tani është or' e dëshiruar;
vështrimi yt që shkrep si zjarre
thesaret vetyë ka varfëruar!
Me ankth të madh do të rënkoja
si skllav i djegur, i këputur,
po veç, ah, ty të të fitoja
moj Meri Morison e bukur!
Ja mbrëmë kur teli ra u drodh
në sallë u ngritën të kërcejnë,
tek ty mendimi im u hodh,
askush s'kuptoi, pse ndenja qetë.
Kish vajza aty perri,
qyteti i tërë i lavdëron
unë pashë e thashë: "me siguri
nuk ka si Meri Morison!"
O Meri, mos i fal mundime
atij që ty të do e vdes,
mos i bëj zemrën copë e thërrime
pse bëri faj që shumë të desh.
Në dashurinë s'ma përfill
e mënë fund nuk mëshiron,
ah, ti mos ki mendim të tillë
të lig, moj, Meri Morison!
ELIZË E BUKUR
Robert Berns
Kthehu prap Eliz'e bukur
dhe shikomë nën qerpik,
ki mëshirë mos ma thyej
shpirtin që të ish besnik!
Ktheu prap Elizë e bukur,
nëse s'ndjen më dashuri,
atë fjalë mos ma thuaj,
fshehe bëj sikur s'e di!
Vajzë e dashur a mos je fyer?
grindjen kisha dashuri,
mund të më dënosh ti mua
që do vdisja veç për ty?
Gjer kjo zemër të ketë jetë,
dhimbje e madhe thellë më ther,
kthehu pra moj vajzë e dashur,
buzëqeshmë pa më ler!
As dhe bletët nëpër lule
që vrapojn' e ngrehin zënë,
as perritë që lodrojnë
verës nën flori të hënës,
as poeti që mban flakë
frymëzim e fantazi,
nuk e di dot lumturinë
që më një vështrim jep ti!
UNË NUK E DIJA
Natasha Lako
Në mes të gjelbërimit të thellë të pemëve
ne u ndamë,
se unë nuk e dija që ti ishe njeriu im i dashur.
Ne u ndamë por do të takohemi prapë
në muajin tjetër të verës.
Lulet e ftoit lulëzuan të fundit edhe në viset e mia,
por lulëzimi i tyre nuk humbi.
Unë po nisem të gjej lulëzimin.
Unë po kthehem tek ai,
midis gjelbërimit.
KU SHTROHET VALA?
Lasgush Poradeci
Ku shtrohet vala përmbi zall
e fryn një këngë e pakuptuar,
të pashë motër plot me mall,
më pe me shpirt të llaftaruar.
Q'ahere silleshim me nge
gjith vet-i dytë, vet'e dytë?
dh'i shtrija sytë gjithë përdhe –
gjithë përdhe mi shtrinje sytë?
Po me t'u ndarë vet e vet,
më s'kishim turp që s'kishte fjalë?
na rritej malli posi det,
posi një det që vjen me valë:
E prapë silleshim më nge
gjith vet-i dytë, vet'e dytë;
e prapë sytë gjithë përdhe,
gjithë përdhe pikonin sytë.
???????????.
???????????.
???????????.
???????????.
Q'ahere qamë plot me mall
atë vështrimin e kaluar,
ku shtrohet vala përmi zall
e fryn një këngë e pakuptuar.
Se kish kuptim, që s'kish kuptim,
kuptim i fellë i mallit tonë;
se malli jonë ish zotërim,
që robëron përgjithmonë;
Se s'dashuronja as un'as ti
po dashuronte dashuria:
një dashuri – një fshehtësi
m'e fshehur se fshehtësia.
PËR TY
Teuta Arifi
më duaj kur të gjithë të pushojnë të më duan
më duaj mbi të gjitha edhe kur të pushoj të të dua
më duaj kur të kesh pirë gotën e fundit
dhe këngën e fundit të kesh kënduar
kur të harroj se je gjallë
kur të besoj se ke vdekur
përsëri më duaj
më duaj kur të pushoj të trokas në derën tënde
si më doje pasditeve me shi
vazhdo të më duash
mos më thuaj se më deshe shumë
mos prit të kthehem nga rrugët e mia
mos shkruaj kurrë një poezi për mua
vetëm vazhdo
vazhdo të më duash
MARILIES
Adam Mickijevic
Largomu sysh!?të bindem menjëherë,
largomu zemre!?dhe zemra të bindet,
largohu kujtimit!?Oh! Jo! këtë herë
kujtimi im dhe yti nuk na binden.
Si hije e rëndë që sa më larg bie,
më tepër përhap rreth qarkun e zi,
kështu dhe unë, sa më larg prej teje,
më shpesh ta ngjall kujtimin përsëri.
Dhe ditën qoftë a natën, në çdo vend
ku kemi qarë e kemi pas dëfrime,
pranë teje do jem unë, në çdo kënd,
kudo ky shpirti im ka lënë thërrime.
Menduar kur të rrish në dhomën e shkretë,
padashur harpën gishti yt do prekë:
"Kjo është ora, - do kujtosh me vete, -
kur këngët i këndoja çdo pasdreke."
Dhe kur, përpara shahut, ndonjë gur
na i jep mbretit matin vdekjeprurës,
do thuash: "Ja kështu ishte dikur,
në lojën që nuk kthen kurrën e kurrës."
Në ballo kur të çlodhesh, do kërkosh,
dhe, duke pritur të fillojnë vallet,
do shohësh pranë oxhakut vendin bosh,
e do kujtosh: "Atje ne qanim hallet".
Kur të lexosh në shtrat si, plot trishtime,
dashnorët, shpresat tretën një pas një,
do mbyllësh librin dhe me psherëtimë
do thuash kështu ndodhi dhe për ne?"
Dhe në autori, pas shumë mundimesh,
dy dasjhurorët, më në fund, i bashkon,
do frysh qiriun kredhur mes mendimesh:
"Romani ynë kështu pse nuk mbaron!?"
Kur vetëtima natën kris papritur,
dardha në obor kërcet e me rënkim
godet dritaret zogu i tulitur,
ti do kujtosh se është? shpirti im.
Kështu, qoftë natë a ditë, në çdo vënd
ku kemi qarë e kemi pas dëfrime,
pranë teje do jem unë në çdo kënd,
kudo ky shpirti im ka lënë thërrime.
(Poezia iu kushtua Marilja Vereshçakuvnës, pasi ajo u martua me kontin Puttkamerov.)
PASIGURI
Adam Mickijevic
Kur ty s'të shoh, nuk qaj e nuk rënkoj;
mendjen nuk e humbas kur të takoj;
megjithatë, kur kohë rri pa të parë,
di= më mungon, ndjej mallin të më marrë
dhe veten pyes unë me kureshti:
Miqësi të jetë kjo a dashuri?
Kur sysh më zhdukesh, s'mundet asnjëherë,
fytyrën tënde mendja të ma sjellë;
megjithatë, padashur, shpesh kam ndjerë
se ajo kujtesës pranë i ri përherë.
Dhe pyetja më kthehet përsëri:
Miqësi të jetë kjo a dashuri?
Kam vojtur shpesh dhe s'kam menduar kurrë
te ti të prehet zemra e sëmurë;
por rrugëve kur endem pa qëllim,
as unë se di në pragun tënd ='më shtyn;
dhe, duke hyrë, pyes përsëri:
miqësi më sjëll këtu a dashuri?
Kur dora ime tënden e mbështjell,
zhytem e dashur në një paqe të thellë,
dhe jeta shkon e shndërrohet në një ëndërr,
nga e zgjon papritur rahja e fortë në zemër,
që kureshtare pyet përsëri:
Miqësi të jetë kjo a dashuri?
Kur këngën varg pas vargu për ty ngrita,
nga shpirti poetik diktat nuk prita;
por i habitur s'mora vesh as vetë,
mendimet, rimat si erdhën kaq lehtë?
Dhe pyeta së fundi përsëri:
Miqësi më frymëzon a dashuri?
ËSHTË VONË TË MË MUNGOSH
Ilirian Zhupa
Më mungojnë shumë gjëra, po ti mungon e para.
rruga më shtyn me bëryla sikur do të më nxjerrë në skaj.
Atje nëpër stola rrinë ulur ca pleq me fytyra të bardha
dhe të gjitha fytyrat ngjajnë.
Unë ku të shkoj? Unë kë të ndjek? Unë kujt t'i flas?
Shkoj në biblioteka dhe librat më kërrusin nga dashuria,
ndjek fluturimin e shtërgjeve dhe në qiej më pikturohet një vajzë,
flas me një që s'ë njoh dhe s'di se ç'thonë fjalët e mia.
O, po i kam të gjitha e prapë më mungojnë, më braktisin,
Zjarri brufullon brënda gjoksit, ngrohen shumë në të po jo ti.
Udhët ku shkoj përfundojnë pikërisht atje ku nisin,
sytë më erren nga pritja që s'i quaj dot sy.
Pi një kafe me shokët. Ndahemi. Ata vrapojnë te të dashurat e tyre,
mbështesin kokat mbi supe, pëshpërisin, pastrojnë shpirtin nga bryma.
Po unë çfarë të bëj? Vij te vetja. Mbështes kokën në horizonte e grivëra,
Pëshpëris gjer në thirje dhe më merret fryma.
Pas të gjitha këtyre shkruaj e \'shkruaj vargje.
qielli më bëhet i kaltër, mosha më ndihet e bukur, nata më mbushet me yje.
Këndoj dashurinë që e kam dhe s'e kam, po e gjej të brishtë e të madhe
e ndihem demiurg dhe pre e dashurive.
Është vonë të më mungosh, e dashura ime!
TË PRITA TË ZGJOHESHE?
Petrit Ruka
Isha vonuar, e dashur, dhe të gjeta në gjumë,
buzët për një puthje më digjnin.
Po si të të zgjoja,
ishe aq e bukur,
sa s'mund të ta prishkja bukurinë.
Desha të të puthja ngadalë,
(Si mund të puthësh ngadalë?!)
të të puthja vetëm njëherë,
(Si vetëm njëherë?!)
u ula buzë shtratit si pranë një foshnje
që posa ka lerë.
Kishe virgjërinë e ca qiejve që akoma si kam parë,
ishe krejtsisht e pambrojtur nga dinakëritë.
Atëherë kam thënë:
Çdo grua në gjumë
është një Afërditë.
Doja e s'guxoja. Kisha frikë të të shihja.
Kisha frikë të të prekja.
Nëna në vogëli më thosh mos e shih të fjeturin
se mund t'i afrohet vdekja.
E tmerrshme! ? Vdekja?
Atëherë këtu po ngulem
sa të më zbardhet mjekra.
Dhe prita e prita
të zgjoheshe,
në grua me mish të shndërroheshe?
TERCINA TË ZEMRËS
Annemarie Bostroem
Ti je për mua jeta, ti je drita;
si fara që çel gonxhe pa mbarim,
të çela ty në zemër e të rrita.
Dhe emri yt, i dashur, në adhurim
më tret dhe netëve më shtyn të lutem,
ashtu siç nuk jam lutur kurnjëherë.
Nuk di se ku të fshihem e ku të futem
nga kjo magji që zemrën ma ka çjerrë!
i gjithi ti m'i mbushe ditët plot,
si shpirt përallash mbi mua sundon,
dhe teksa flas, ah, fjalë nuk gjej dot
që dashurinë time s'ta dëshmon-
Në mijëra gonxhe ti tek unë lulëzon!
* * *
Ti je rreth meje, ty të ndjej përherë,
s'ka errësirë, i dashur, ku s'të shoh;
më shket mbi duar shiu pa u ndjerë
dhe era që më pret, sikur më ngroh;
dhe nëpër rrugë hapat m'oshëtijnë
tek bredh ashtu pa cak e pa qëllim,
sikur pas meje dhe të tuat vijnë;
dhe pulset më rahin me aq tërbim,
sikur me të tuat janë bashkuar!
Ta ndjej zjarrminë, dhe gjithnjë përpiqem
prap të të gjej, kur të më jesh mërguar,
që në thellësitë e tua krejt të digjem
dhe të qetohem, krejt e shkrumbuar!
* * *
A të mjafton ty , vallë, dashuria,
dhe fjelët dhe provat a të mjaftojnë?
Do desha që për ty kjo lumturia
pa fund të jetë – që të t'gjallërojnë
buzët dhe krahët dhe ndjenjat e mia,
të gjesh tek unë prehje e qetësi,
në shpirtin tënd çdo dridhje të t'përgjoj?
dhe vallë mua e jotja dashuri
a s'më bëri si gonxhe të lulëzoj?
Dhe gonxhes a s'ia hoqe gjithë petalet,
a nuk ma ktheve më të flakëruar
çdo pothje që prej meje ty të falet?
Ti m'ndez aq shumë? dhe unë s'kam të shuar!
* * *
Si do të mundem ta kaloj këtë natë,
e vetme mes aromash drithëruese,
që mi flladitin faqet, flokët e gjatë,
porsi dihatja jote ledhatuese,
dhe ma trazojnë gjakun dhe vështrimin,
dhe më dehin e më bëjnë të mpihem??
Si do të mundem të fle pa ngushëllimin
e asaj dore që më bën të shkrihem,
zhuritur dhe përhumbur lumturie??
i dashur, më dhembin buzët e shkrumbuar,
dhe ndiejnë tani veç një lloj zjarrmie:
atë të qiririt që vjen duke u shuar,
flakën tretur nëpër natë e hije?
* * *
Vetëm një gjurmë ndjek ti gjithmonë:
kërkon të dish, përse kaq fort të dua –
po ç'të ta them tani, o shpirt, kaq vonë?
Mjafton të dish diçka: Që buzët e tua
i dua shumë, e nuk do lodhem kurrë
me puthje t'i mbuloj; dhe që për mua
magji pa fund rrezatojnë ai nur
dhe ato duar zbehtësisht të holla;
dhe që nuk dua kurrë të humbas
asgjë prej teje! Unë krejt u krodha
në atë harrim, ku viti duket çast?
E dashuroj, ah, shpirtin tënd të vrarë
edhe vetminë e syve kaq krenarë!
* * *
Tani dhe nata ra, e pamja jote
e madhërishme del nga gjaku im?
Nga lart ka zbritur hëna magjiplote
dhe lahet nëpër detra pa mbarim.
Përmbi flokë vesa m'është lëshuar,
rrezatim yjesh t'artë kam ndër sy –
dhe ti vështro, si jam e tejpërshkuar
nga zjarri yt, si rroj vetëm për ty!
Dhe ti vështro, i dashur, si po pres
pa gjë mbi trup – veç prush dhe afsh i gjallë,
magjepsur krejt nga sytë e tu të zes,
e shkrirë krejt nga mall e epsh i valë –
Dhe nata ra, oh, nata që më ndez!
DEHUNI PARESHTUR
Sharl Bodler
Duhet të jeni gjithnjë të dehur. Kjo është e gjitha; e vetmja gjë e rëndësishme. Për të mos e ndjerë barrën e tmerrshme të Kohës që të dërmon shpatullat e të përkul shpinën, duhet të deheni pareashtur.
Po me se? Me verë, me poezi ose me virtyt, si t'jua dojë zemra. Porvetëm dehuni.
Dhe nëse ndonjëherë, në shkallët e një pallati, mbi barin e gjelbër të një hullie, apo në vetminë e zymtë të dhomës suaj, iu ndodh që të zgjoheni, pasi dehja ka rënë ose është zhdukur krejt, pyesni erën, valën, yllin, zogën, orën e murit, çdo gjë që fluturon, qe rënkon, që rokulliset, që këndon, që flet, pyetini sa është ora; dhe era vala, ylli, zogu, ora e murit, do t'ju përgjigjen: " Është ora që të deheni! Për të mos qenë skllevërit e martirizuar të Kohës, dehuni; dehuni pareshtur! Me verë, me poezi ose me virtyt, si t'jua dojë zemra!"
TI DO VISH?
Fatos Arapi
Ti do vish e dashur, si s’do vish?
Kur e di se unë ty të pres
duke ndjerë frymëmarrjen e vetë mbrëmjes,
duke ndjerë frymëmarrjen e vetë pritjes,
duke ndjerë frymëmarrjën e vetmisë.
Ti do të vish e dashur, si s’do vish?
Kur e di që unë po të mundja,
rreth vetvetes rruzullin do të vërtitja,
si një portokall në dorën time,-
të rrjedh koha shpejt
e ti të vish?
PËR A.P.KERN
Pushkini
Kujtoj një çast të paharruar:
Përpara sysh m’u shfaqe ti
Posi një ëngjëll krah-praruar
Plot bukuri e dlirësi.
Kur brenga shpirtin ma mundonte,
Kur jeta dukej kotësi
Në veshët zëri yt kumbonte
Dhe para sysh më dilje ti.
Kaluan vitet një pas një
U shuan ëndërrat rinore
Dhe un’harrova t’ëmblin zë,
Fytyrën tënde qiellore.
Në heshtje rridhte jeta ime,
Në terr të thellë, në vetmi
Pa perëndi pa frymëzime,
Pa lot, pa dashuri.
Po sot u zgjua shpirt’i vuar,
Pse, ja, sërish m’u shfaqe ti
Posi një ëngjëll krah-praruar
Plot bukuri e dlirësi.
Dhe zemra rrahu plot gëzime,
Pse sot iu kthyen përsëri
Me perëndi, me frymëzime
Me lot me jet’e dashuri.

Subscribe to:
Posts (Atom)