LUTJE
O Zot qe fatet tona ne dore i mbane
Na ruaj nga shendeti trashaman
na ruaj nga orekset e Sanco Pances
na ruaj nga hija e rende e fames
na ruaj nga faqeputhjet helmuese te Judes.
na ruaj nga orteku rrenimtare i turmes
na ruaj nga preardhja prej shimpanzese
na ruaj nga thyerja e timonit te krese.
na ruaj nga putra pushtetore e Njeshit
na ruaj nga engjejt,na ruaj nga dreqerit.
na ruaj perdite nga ftohja e miqesive
na ruaj o Zot secilin prej te gjitheve
une ruhem vete o Zot nga i ligu
por ti me ruaj nga shoku dhe miku.
ENDERR
Mjaft ndejtem shtrire ketu ne bar!
Mjaft u puthem e dhame perkedhelje!
Eja te hipim mbi ate re te bardhe
edhe te ikim nga kjo bote-lanete.
Do zbresim ne planetin me te afert
nuk prish pune pse je shtatzene
atje do lindim dy binjake
nje djale-yll e nje vajze-hene
Le te jete planeti pa nje frymor!
Te kete vec ujera, pyje, lendina
Me puthjet tona do krijojme
nje popull te madh sa Kina.
SIKUR
C'mrekulli do te kishte qene
sikur te jepnin qe sot doreheqjen
presidenti dhe cdo lloji ministri!
Dhe ta merrte pushtetin
Shpirti.
NJESHIT
Ne rendin e pafund te numrave te plote
matematikisht, ti je me i vogli
por, ti papritur u bere i madh
ne saje te zerove qe te shkojne pas.
QYTETI I IDEVE
Poetet jetojne ne Qytetin e Ideve
ne lagjen e Ndjenjave
ndane bulevardit te Enderrave
ne shtepine e Fantazise
ne dhoma pa sende rrethe e rrotull
Aty s'ka kuzhine me erna gjellesh
as WC
as tule grash te cilat me shikime
sikur te hedhin spec ne shqisa
Kohet e fundit edhe ne ket qyetet
Tregu i Lire ka filluar te ngreje dyqane
Parashikohet qe fisi i poeteve te zhduket
si lekurkuqet e Australise
nga dyndja e madhe e parexhinjeve
Parashikohet nje lulezim i kultit te pertypsit
nje tkurrje e kobshme shpirtrash
perpara Shen vetures
nje konsum i papare i letres higjenike
dhe nje stokllek i madhe hallesh popullore
te mbetura pa zgjidhje.
Parashikohet ardhje e nje dite kur poeti
ky banor i lashte i Qytetit te Ideve
si MOhikan i fundit do te locise me vete
shpetimin tuaj
dhe mbrojtjen tuaj
nga vetja juaj
o njerez,
Amin.
DASHURISE
O Perendeshe e gjithe pushtetshme
e universit mashkull femer
Bej c'te duash me veten time
jam instrumenti yt i vjeter.
Ne jete me solle kaq shume dhimbje
dhe shqetesime pambarim
po s'jam ankuar kunder teje
as me goje e as me shkrim.
Te jam nenshtruar e te nenshtrihem
gjersa ne bote te jem i gjalle
neden pushtetin tend te perbotshem
me plqen te jem nje skllav
Ma ktheve gjuhen ne percartje
me bere plak me shpirt femije
here me hodhe cefinin kraheve
here me ngrite gjer ne yje.
Me hidh ne zjarr, ne det, ne ferr!
Me hidh ne balte, me hidh ne hon!
Vec te lutem mos me ler
ne ate vend ku ti mungon.
Sonte - Ndoc Gjetja
Një dhëmbshuri e thellë dhe një mall i heshtur
për ëndërrat e mërdhira nën palerinë vetmie
më shtynë sonte te ndezi katër qirinj të vegjël
përpara altarit te zemrës sime.
Të parin e ndeza për takimin tonë të parë
të dytin e ndeza për të gjitha puthjet
të tretin e ndeza per çastet e prehjes
në parajsen tënde te gjirit dhe supeve.
Të katërtin e ndeza gabimisht e dashur
sepse ndoshta gabimisht u deshëm
ose ndoshta gabimisht u ndamë
pa e ditur përse nuk do të vdesim bashkë.
Konkretizimi i enderrave!
Dikur enderroja te kem nje magnetofon stereo
tani qe e kam e ndez nje here ne muaj
Eh! , sikur te isha poet-pershperisja shpesh me vete
Dhe tani! gjithnje me rralle shkruaj
Dikur enderroja te jem burr i nje gruaje te bukur
Dhe prisha shtate pal kepuc duke i shkuar pas
Por ja nje dite tek faqa ku e pata puthur
Enderra e ime u be dhe .. ngeli pas
Pastaj enderrova , te shkoj nje dite jashte shtetit
Dhe pasi shkova ne Berlin, ne Zyrih, ne Viene
sa i rendomte me duket ky truall i planetet
Dhe enderra ime eshte spostuar ne hene.
Keshtu ç'do enderr , qe me pat vluar ne zemer
u perdhos nga prekja e sendeve me duar
C'mu desh qe, e hodha edhe kete vjershe ne leter
Me e bukur ishte kur s'e kisha shkruar!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment